Shqip  |  English  |  Kontakt
» Çfarë bëjmë ne

» Projektet

» Lidhje me faqe të tjera
Font Size - | +

Mundėsimi i Shqipėrisė pėr tė pranuar financime tė karbonit (Qershor 2007 – Mars 2010 )
Kohėzgjatja: Qershor 2007 – Mars 2010
Buxheti: Totali i parashikuar: $289,000
Qeveria Austriake: $259,000
UNDP: $20,000
Qeveria Shqiptare: $10,000
Objektivi:

Projekti do tė ndihmojė qeverinė Shqiptare tė zhvillojė kapacitetet e saj nė sektorėt publikė dhe privat pėr tė panuar financime tė karbonit nė Shqiperi duke (i) krijuar kuadrin e nevojshėm ligjor dhe institucional pėr financimet e karbonit dhe (ii) duke ndėrtuar kapacitetet e vendit pėr identifikimin, zbatimin dhe mobilizimin e burimeve pėr projekte pėr reduktimin e shkarkimit tė gazeve serrė, tė pranueshme kėto pėr Mekanizmin pėr Zhvillim tė Pastėr dhe mekanizmat e tjerė tė tregut tė karbonit.

Përshkrimi i projektit:

Deri më sot në Shqipëri ka pasur vetëm angazhim të kufizuar në aktivitetet e Mekanizmit për Zhvillim të Pastër (CDM). Megjithatë, Shqipëria ka shumë potencial për reduktimin kost-efektiv të shkarkimeve të gazeve me efektin serrë (GHG) të cilat janë gjeneruar si rezultat i vjetërsimit të sektorit të energjisë joefikase, mundesise per te shfrytezuar burimet e energjise se rinovueshme si ajo diellore dhe hidrike (te pa shfrytezuara deri tani); dhe prania e GHG te gjeneruara nga industri (p.sh. alumini). Gjithashtu, drejt rruges se perafrimit me Bashkimin Evropian, ndërlidhja e energjise elektrike me rrjetet evropiane dhe perspektivat për integrim në BE mund të krijojë përparësi të tregut, në qoftë se Shqipëria rrit kapacitetin për të ofruar projekte CDM. Autoriteti Kombetar i Percaktuar (AKP) është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) e cila është Organi Kombëtar përgjegjës për menaxhimin dhe politikat kombetare te mjedisit. MMPAU ngarkoi Programin e UNDP-së për Ndryshimet Klimatike me detyrën e mbështetjes së funksioneve të AKP-së në Shqipëri. Përveç kësaj, qeveria do të sigurojë bashkëpunim të frytshëm me Ministritë e tjera relevante. Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare, projekti ofron asistencë teknike për të hyrë në financimin e karbonit nëpërmjet projekteve CDM. Projekti është një pjesë përbërëse e programit të UNDP-së per Protokollin e Kiotos, ndërtimin e kapaciteteve në Evropën Lindore dhe CIS dhe është bazuar në nevojat e zhvillimit të kapaciteteve dhe pengesat e qasjes se projekteve CDM, të cilat janë identifikuar në konsultim me palët e interesuara kryesore rajonale, sektorin publik dhe privat. Projekti gjithashtu reflekton mbi mësimet e mësuara, raportuar kohët e fundit ne Raportin Global te UNDP-së mbi Vlerësimin e CDM. Projekti bazohet në ndihmën, përvojën, si dhe asistences teknike që UNDP i ka mundësuar qeverisë shqiptare në hartimin dhe zbatimin e një sërë projektesh në fushën e jetesës rurale, mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Rezultatet e pritshme:

1. Krijimi i një kuadri kombëtar ligjor dhe institucional për financimin e karbonit.
1.1: Forcimi i kapaciteteve të AKP-së
1.2: Legalizimi i transaksionit të karbonit në kontekstin kombetar

2. Ndërtimi i kapaciteteve në vend për identifikimin dhe implementimin e projekteve CDM, si dhe të mekanizmave te tjerë të tregut të karbonit.
2.1: Vlerësimi i potencialit CDM në sektorët kryesorë
2.2: Ngritja e kapaciteteve për vlerësimin juridik dhe ekonomik të projekteve të CDM-së
2.3: Asistencë teknike për zhvillimin e projekteve CDM pipeline

3. Rritja e ndergjegjësimit të aktorëve kryesorë për mekanizmin CDM dhe dobitë e tij dhe përhapja e informacionit përkatës.
3.1: Zhvillimi i materialeve ndërgjegjësuese për të mbështetur aktivitetet ndergjegjesuese te AKP-së
3.2: Krijimi i faqes se internetit për CDM-në, si pjese e faqes se ndryshimeve klimatike
3.3: Shpërndarja e informacinit të dobishëm për grupet e interesuara mbi çështjet qe lidhen me CDM-në

Partner nė zbatim:

Qendra Rajonale e UNDP-së nė Bratislavė, Grupi Mjedis - Energji i PNUD-it dhe OzhM-ve pėr Karbonin nė New York, ministritė e linjės, OJQ, sektori privat, etj.

Shtrirja gjeografike: Kombėtare
Mėnyra e Zbatimit:

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave nėpėrmjet Njėsisė /Programit pėr Ndryshimet Klimatike.

Kontakte: Mirela Kamberi
Koordinatore Kombetare e Projekteve
Tel/Fax: (+355) 4 2271941
Mobile: (+355) 682072314
E-mail: mkamberi@icc-al.org / mirela.kamberi@undp.org

Listë e Materialeve nga Biblioteka Online: Carbon Finance Project Document - ENG - 2007
Faqja e Internetit: www.ccalb.org

Versioni per print | Dergo faqen

» Të Rejat e Fundit

Kërko
 « Kthehu pas   Lart
http://www.undp.org.al/img/facebook-icon.gif Facebook  Youtube Të gjitha të drejtat e rezervuara © UNDP Shqipëri 2002 - 2011
         Rreth Faqes | Të drejtat dhe kushtet e përdorimit