|
|
|

Tiranë, 23 prill 2009 - Një studim i kryer bashkërisht nga një grup specialistësh të INSTAT-it,PNUD-it dhe Bankës Botërore, nxori si rezultat se Shqipëria vazhdon të provojë ulje të ndjeshme tëvarfërisë në periudhën 2005-2008. Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nëpërmjet Anketës për Matjen e Nivelit të Jetesës nga një kampion familjesh përfaqësuese për të gjithë popullsinë. Në anketat e kryera në periudhat prill-qershor të vitit 2002, maj-qershor të vitit 2005 dhe qershor-gusht 2008, u intervistuan afersisht
3600 familje . Gjithashtu, u kryen intervista pranë familjeve bujqësore të përftuara nga të njëjtët kampionë në Tetor 2005 dhe Nëntor 2008.
Rezultatet për 2008 tregojnë se 12.4% e popullsisë është e varfër kundrejt 18.5% në 2005, dhe 25.4% në 2002. Kjo tregon se rreth 200,000 persona nga rreth 575,000 që ishin të varfër në 2005 kanë dalë nga varfëria vetem gjate periudhes 2005 deri në 2008. Varfëria është përkufizuar si pamundësia e personave për të shpenzuar të paktën 5722 Lekë në muaj për frymë në 2008 (ose
4891 Lekë për frymë në muaj në 2002).
Niveli i lartë i rritjes ekonomike që ka përjetuar Shqipëria në 11 vitet e fundit - mesatarisht 7.1 përqind rritje në vit që nga 1998 - së bashku me një rritje mesatare të pagave (në terma reale) prej 36.5 përqind në vitet 2005-2008, dhe të pensioneve në vitet 2005-2007 me 17.4 përqind, ka kontribuar në këto rezultate. Si rezultat, konsumi mesatar per frymë në terma reale është rritur me 7.0 përqind që nga 2005. Rezultatet e anketës tregojnë një ulje të ndjeshme të varfërisë në zonat rurale në periudhën 2005-2008. Zvogëlimi i shpejtë i varferisë në zonat rurale nënkupton që varfëria mund të mos përbëjë më një problem kryesisht rural. Zona të tjera të Shqipërisë vazhdojnë të provojnë ulje të rëndësishme të nivelit të varferisë. Zonat Qëndrore kanë patur uljen më të madhe të nivelit të varfërisë që nga viti 2005. Sidoqoftë, të dhënat tregojnë një ngadalësim të dukshem të reduktimit
të varfërisë në Zonat Malore, ku varfëria vazhdon të shfaqë nivelin më të lartë si dhe ulje jo të rëndësishme që nga 2005.
Roli i rëndësishëm i rritjes së qëndrueshme ekonomike si dhe i reformave ekonomike, që kanë çuar në qëndrueshmërinë makroekonomike, qeverisjen e përmirësuar, zhvillimin e investimeve në sektorin privat, përftimin e shërbimeve sociale publike (arsim, shëndetsi dhe mbrojtje sociale), si dhe infrastrukturën e zgjeruar duhet të vazhdojnë të mbahen në të njëjtat nivele në mënyrë që të mbahen të ulëta edhe nivelet e varfërisë. Njëkohësisht, duke i drejtuar përpjekjet në zgjidhjen e problemeve të Zonës Malore, do të arrihet një ulje më e shpejtë e varfërisë në të ardhmen.
|
» 2013-05-17 15:00:00 Partnerėt ndėrkombėtarė bėjnė thirrje pėr ti dhėnė fund diskriminimit tė komuniteteve LGBT |
|