United Nations Development Programme
Albania
| Kohėzgjatja: | Qershor 2007 Mars 2010 |
| Buxheti: | Totali i parashikuar: $289,000 Qeveria Austriake: $259,000 UNDP: $20,000 Qeveria Shqiptare: $10,000 |
| Objektivi: | Projekti do tė ndihmojė qeverinė Shqiptare tė zhvillojė kapacitetet e saj nė sektorėt publikė dhe privat pėr tė panuar financime tė karbonit nė Shqiperi duke (i) krijuar kuadrin e nevojshėm ligjor dhe institucional pėr financimet e karbonit dhe (ii) duke ndėrtuar kapacitetet e vendit pėr identifikimin, zbatimin dhe mobilizimin e burimeve pėr projekte pėr reduktimin e shkarkimit tė gazeve serrė, tė pranueshme kėto pėr Mekanizmin pėr Zhvillim tė Pastėr dhe mekanizmat e tjerė tė tregut tė karbonit. |
| Përshkrimi i projektit: | Deri më sot në Shqipëri ka pasur vetëm angazhim të kufizuar në aktivitetet e Mekanizmit për Zhvillim të Pastër (CDM). Megjithatë, Shqipëria ka shumë potencial për reduktimin kost-efektiv të shkarkimeve të gazeve me efektin serrë (GHG) të cilat janë gjeneruar si rezultat i vjetërsimit të sektorit të energjisë joefikase, mundesise per te shfrytezuar burimet e energjise se rinovueshme si ajo diellore dhe hidrike (te pa shfrytezuara deri tani); dhe prania e GHG te gjeneruara nga industri (p.sh. alumini). Gjithashtu, drejt rruges se perafrimit me Bashkimin Evropian, ndërlidhja e energjise elektrike me rrjetet evropiane dhe perspektivat për integrim në BE mund të krijojë përparësi të tregut, në qoftë se Shqipëria rrit kapacitetin për të ofruar projekte CDM. Autoriteti Kombetar i Percaktuar (AKP) është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) e cila është Organi Kombëtar përgjegjës për menaxhimin dhe politikat kombetare te mjedisit. MMPAU ngarkoi Programin e UNDP-së për Ndryshimet Klimatike me detyrën e mbështetjes së funksioneve të AKP-së në Shqipëri. Përveç kësaj, qeveria do të sigurojë bashkëpunim të frytshëm me Ministritë e tjera relevante. Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare, projekti ofron asistencë teknike për të hyrë në financimin e karbonit nëpërmjet projekteve CDM. Projekti është një pjesë përbërëse e programit të UNDP-së per Protokollin e Kiotos, ndërtimin e kapaciteteve në Evropën Lindore dhe CIS dhe është bazuar në nevojat e zhvillimit të kapaciteteve dhe pengesat e qasjes se projekteve CDM, të cilat janë identifikuar në konsultim me palët e interesuara kryesore rajonale, sektorin publik dhe privat. Projekti gjithashtu reflekton mbi mësimet e mësuara, raportuar kohët e fundit ne Raportin Global te UNDP-së mbi Vlerësimin e CDM. Projekti bazohet në ndihmën, përvojën, si dhe asistences teknike që UNDP i ka mundësuar qeverisë shqiptare në hartimin dhe zbatimin e një sërë projektesh në fushën e jetesës rurale, mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. |
| Rezultatet e pritshme: |
1. Krijimi i një kuadri kombëtar ligjor dhe institucional për financimin e karbonit.
2. Ndërtimi i kapaciteteve në vend për identifikimin dhe implementimin e projekteve CDM, si dhe të mekanizmave te tjerë të tregut të karbonit.
3. Rritja e ndergjegjësimit të aktorëve kryesorë për mekanizmin CDM dhe dobitë e tij dhe përhapja e informacionit përkatës. |
| Partner nė zbatim: | Qendra Rajonale e UNDP-së nė Bratislavė, Grupi Mjedis - Energji i PNUD-it dhe OzhM-ve pėr Karbonin nė New York, ministritė e linjės, OJQ, sektori privat, etj. |
| Shtrirja gjeografike: | Kombėtare |
| Mėnyra e Zbatimit: | Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave nėpėrmjet Njėsisė /Programit pėr Ndryshimet Klimatike. |
| Kontakte: | Mirela Kamberi Koordinatore Kombetare e Projekteve Tel/Fax: (+355) 4 2271941 Mobile: (+355) 682072314 E-mail: mkamberi@icc-al.org / mirela.kamberi@undp.org
|
| Listë e Materialeve nga Biblioteka Online: | Carbon Finance Project Document - ENG - 2007 |
| Faqja e Internetit: | www.ccalb.org |