UNDP LOgo


United Nations Development Programme
Albania


Programi Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAP) – Mbėshtetje nė Pėrfundimin e Programit pėr njė Shqipėri tė lirė nga Impakti i Minave
(Nėntor 2005 – Qershor 2007)
Kohėzgjatja: 20 muaj (Nėntor 2005 - Qershor 2007)
Buxheti: Kostoja totale e projektit: 2,886,385 EUR
Kontributi i KE: 2,570,000 EUR
Objektivat:

Objektivi i Pėrgjithshėm: Pastrimi i zonave me impakt tė lartė e tė mesėm nė verilindje tė Shqipėrisė, duke ulur nė zero numrin e aksidenteteve nga minat dhe municionet, dhe duke i bėrė kėto zona tė pėrshtatshme pėr nismat e zhvillimit duke kontribuar nė kėtė mėnyrė nė uljen e varfėrisė dhe nė realizimin e kontrollit nga ana e policisė sė kufirit.
Projekti synon gjithashtu nė pėrcaktimin e njė Kapaciteti Kombėtar tė Ēminimit (NCC) – si njė entitet kombėtar pėr pastrimin e zonave tė mbetura dhe pėr tė vazhduar asistencėn ndaj viktimave pėrmes pėrmirėsimit tė shėrbimit mjeksor, rehabilitimit fizik dhe reintegrimit socio-ekonomik.
Objektivi 1: Koordinimi dhe Monitorimi
1.1 Mbėshtetja pėr ndėrtimin e Kapacitetit Kombėtar pėr Koordinimin dhe Monitorimin e aktiviteteve tė Veprimit ndaj Minave (Qendra Shqiptare pėr veprimin ndaj Minave – AMAE), me qėllim kalimin gradual tė drejtimin tė kėsaj tė fundit nga autoritetet kombėtare.(ky komponent ėshtė njė shtrirje e “Projektit pėr Rritjen e Kapaciteteve" filluar nga PNUD nė 2003 – vizitoni pėrshkrimin e projektit nė kapitullin "Projekte tė Pėrfunduara" tė faqes sė internetit tė zyrės sė PNUD-it nė Shqipėri)
Objektivi 2: Ēminimi
2.1 – Pastrimi i tė gjitha zonave me prioritet tė lartė e tė mesėm nga partnerėt ndėrkombėtarė;
2.2 – Pėrcaktimi i njė kapaciteti kombėtar pėr pastrimin e zonave me impakt tė ulėt brenda vitit 2006.
Objektivi 3: Edukimi i Rrezikut nga Minat
3.1 – Mbajtja nė “Zero viktima” pėrmes fushatave tė sensibilizimit tė edukimit pėr rrezikun nga minat;
3.2 – Informimi i 25,000 personave nga 39 fshatrat e prekur nga minat mbi kėrcėnimin e minave dhe UXO;
3.3 – Pėrcaktimi nė bashkėpunim me UNICEF-in dhe Ministrinė e Arsimit pėr pėrfshirjen e Kurrikulave nė programin e shkollave.
Objektivi 4: Asistenca ndaj Viktimave
4.1 – Mbėshtetja e shėrbimit mjeksor tė vazhdueshėm, rehabilitimit fizik dhe reintegrimit socio-ekonomik tė 238 viktimave tė minave/UXO;
4.2 – Kontributi nė pėrcaktimin e njė kapaciteti tė pėrshtatshėm kombėtar pėr realizimin e nevojave tė viktimave tė minave dhe municioneve tė paplasura.

Përshkrimi i projektit:

Projekti synon të kontribuojë për një Shqipëri të lirë nga minat dhe municionet e paplasura duke i pastruar në këtë mënyrë zonat e kërcënuara në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit ndaj Minave. Kjo do të përmirësojë sigurinë dhe kushtet e jetesës për 120,000 banorët në Prefekturën e Kukësit, do të lejojë kontrollin e kufirit dhe do të përcaktojë bazat për zhvillimin e nismave socio-ekonomike. Do të përcaktohet një Kapacitet Kombëtar për Çminimin e zonave të mbetura me prioritet të ulët nga 2007 deri në 2010 për përmbushjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Otavës.
Shtrirja e kontaminimit me mina dhe municione përfshin fushat e minuara nga Forcat e Armatosura të ish Republikës së Jugosllavisë, gjatë krizës së Kosovës përgjatë kufirit Shqipëri – Kosovë në rrethet Has, Kukës dhe Tropojë. Këtij rreziku i shtohen dhe municionet e hedhura nga artileria Jugosllave në 20 km brenda territorit shqiptar si dhe municionet e hedhura nga NATO. Që nga 1999 kanë ndodhur 210 aksidente me mina/UXO nga të cilat 238 persona janë plagosur dhe 34 janë vrarë.
Në vazhdim të fazës emergjente, Qeveria Shqiptare ngriti strukturat e duhura për zbatimin e veprimit ndaj minave për koordinimin në përputhje me standartet ndërkombëtare. Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC) u formua në Tetor të vitit 1999 për hartimin e politikave dhe si strukturë mbikqyrëse e veprimit ndaj minave. Në të njëjtë kohë u krijua dhe Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE) përgjegjëse për ekzekutimin e programit nën drejtimin e AMAC, duke përfshirë këtu, akreditimin, miratimin dhe menaxhimin e cilësisë së aktiviteteve të veprimit ndaj minave në Shqipëri.
Pastrimi i Minave dhe municioneve të paplasura
Rreth 12 milion - nga 15.2 milion m² të zonave të kontaminuara përgjatë kufirit Shqipëri / Kosovë janë dorëzuar tashmë përmes studmeve dhe çminimeve. Studimet teknike dhe të impaktit dhe çminimet e kryera në 2003 – 2004 përmirësuan ndjeshëm njohuritë mbi kërcënimin nga minat dhe municionet në vend. AMAE ka pëgatitur një listë të detajuar të fushave të minuara dhe të shesheve të luftës me informacionin e nevojshëm lidhur me operacionet e çminimit. Në fund të sezonit të çminimit të vitit 2005 mbetën për t’u pastruar dhe dorëzuar popullatës rreth tre milion metra katrorë.
KE ka mbështetur operacionet e çminimit me një kontribut prej 2 milion euro nga Programi CARD për PNUD në funksion të Operacioneve të çminimit dhe studimeve teknike për periudhën 2003 / 2005.
Edukimi për Rrezikun nga Minat
Të 39 fshatrat e infektuara nga minat dhe municionet kanë marrë mësime të vazhdueshme mbi edukimin për rrezikun nga minat. Menjëherë pas krizës së Kosovës organizata të ndryshme ndërkombëtare si: UNICEF, Care International dhe ICRC u morën me Edukimin për Rrezikun nga minat. Aktualisht aktivitetet e Edukimit për Rrezikun nga minat po zbatohen nga dy organizata vendore (Shoqata e Viktimave të Minave dhe Armëve dhe Kryqi i Kuq Shqiptar) nën koordinimin dhe monitorimin e AMAE-s, duke siguruar në të njëjtën kohë bashkëpunimin e nevojshëm me operacionet e çminimit dhe me dorëzimin e tokave të pastruara komunitetit.
Në një perspektivë afatgjatë është planifikuar të futet në programin e shkollave kurrikula e ndërgjegjësimit të rrezikut ndaj minave/ municioneve të paplasura.
Asistenca ndaj Viktimave
Një strategji gjithëpërfshirëse është adaptuar në vitin 2004 për sigurimin e asistencës së mjaftueshme mjeksore, rehabilitimit fizik, protezave, mbështetjes socio-ekonomike dhe reintegrimit të 238 viktimave të minave në veri-lindje të Shqipërisë dhe ndërtimit të një sektori të përshtatshëm shqiptar në këtë aspekt. PNUD – AMAE janë duke bashkëpunuar me organizata të tjera në eleminimin e boshllëqeve në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe duke implementuar projekte të cilët do të asistojnë reintegrimin fizik dhe socio-ekonomik të viktimave të minave/municioneve të paplasura.
Të gjithë komponentët e AMAP janë të integruar tërësiht në Nismën e Zhvillimit Rajonal.

Shtrirja e projektit:

Tre rrethet në Prefekturën e Kukësit në veri-lindje të Shqipërisë: Kukës, Has dhe Tropojë.

Marrëveshjet e Zbatimit:

Përpjekja e koordinuar për arritjen e këtij qëllimi do të menaxhohet nga PNUD / AMAE përfshirë këtu dhe sipërmarrësit kryesorë si autoritet vendore (Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale – Qendra Kombëtare e Protezave dhe Ortezave, Ministria e Arsimit, OJQ lokale dhe ndërkombëtare si dhe partnerët zbatues dhe donatorët ndërkombëtarë që kontribuojnë financiarisht apo në mënyrë vullnetare.

Kontakte: Stefano Calabretta
Krye-Konsulent Teknik i AMAE/UNDP
E-mail: stefano.calabretta@undp.org
Tel/Fax 00355 4 269 280
Arben Braha
Drejtor i AMAE
E-mail: amaealbania@amae.org.al
Tel/Fax 00355 4 269 280